Ajo ka thënë se deklarata e Trumpit është bërë si shkak i mospërfshirjes së shteteve të NATO-s në luftën që ka filluar në mes të SHBA-së dhe Iranit, ku është përfshirë edhe Izraeli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHasani në një intervistë në emisionin “60 Minuta” në KTV, ka thënë se ka pasur edhe kritika të shumta se nuk dihet objektiva e saktë në luftën ndaj Iranit dhe se objektivat kanë ndryshuar. Ajo ka thënë se shtetet evropiane gjithashtu kanë thënë se vendimi është marrë vetëm nga SHBA-ja dhe nuk ka pasur përfshirje të tyre.
“Kjo thirrje apo kërcënim, sido që po raportohet për të, do të duhet të merret seriozisht, por kjo do ketë ndikime edhe për SHBA-në, por edhe për sigurinë e gjithë Evropës, edhe Ballkanit Perëndimor dhe sidomos për Kosovën. Aleanca që prej themelimit ka qenë njëra prej shtyllave kryesore të sigurisë globale dhe evropiane”, është shprehur Hasani.
Ajo ka thënë se SHBA-ja e paraqet boshtin kurrizor të vetë ekzistimit të NATO-s.
“Dhe nëse vërtetë largohet nga NATO, mund të themi a mund të jetë realiste fjalët që po vinë nga SHBA-ja, por ato po kthehen në veprime konkrete, edhe pse nuk duken shumë realiste, por largimi i SHBA-së nga NATO do të thotë edhe përfundimi i lidershipit global të SHBA-së në aspektin e sigurisë dhe kjo do të krijonte hapësirë për manovrim për Kinën në hapësirën globale të sigurisë”, është shprehur Hasani.
Ajo ka thënë se Largimi i SHBA-së nga NATO-ja do t’i kushtonte shumë vite vetë Evropës që ta zëvendësonte ombrellën e sigurisë.
“Thjesht mund të flasim për mbrojtje ushtarake evropiane”, është shprehur Hasani.