Arbëri

Haxhiu: Dhunuesit do të monitorohen me hallka elektronike

Albulena Haxhiu

Foto: Driton Paçarada

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar të enjten se dhunuesit do të monitorohen me hallka elektronike.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se tani mbikëqyrja do të jetë më e lehtë e se hallkat elektronike do të jenë siguri më e madhe për vajzat dhe gratë viktima të dhunës. 

“Me 1 korrik 2015, pra para 9 vitesh, kishte hyrë në fuqi Ligji për Mbikëqyrjen Elektronike por asnjë Qeveri nuk e kishte marrë mundin ta zbatonte. Jam jashtëzakonisht e lumtur që Ministria e Punëve të Brendshme ka arritur të nënshkruajë kontratën me Operatorin Ekonomik me qëllim të zbatimit të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike. Mbikëqyrja tani do të jetë më e lehtë e qytetarët më të sigurt. Hallkat elektronike do të jenë siguri më e madhe për vajzat dhe gratë viktima të dhunës, dhunuesit do të monitorohen e rrjedhimisht nuk do të kenë mundësi t'u ofrohen atyre”, ka shkruar Haxhiu.