Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kanë zhvilluar një bisedë telefonike gjatë mbrëmjes, ku në fokus ishte situata aktuale në Lindjen e Mesme.
Sipas një zëdhënësi të Downing Street, dy liderët diskutuan veçanërisht për nevojën e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit, rrugë kyç për transportin global të naftës dhe gazit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas këtij zëdhënësi, ata u pajtuan se rihapja e ngushticës është thelbësore për të siguruar stabilitetin në tregjet globale të energjisë dhe për rifillimin normal të qarkullimit detar ndërkombëtar.
“Udhëheqësit diskutuan situatën aktuale në Lindjen e Mesme dhe, në veçanti, nevojën për të rihapur Ngushticën e Hormuzit për të rifilluar transportin detar global. Ata ranë dakord të flisnin përsëri së shpejti”, ka thënë ai, raportoi BBC-ja.