Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu: Kosovës duhet t’i hapet rruga drejt negociatave për anëtarësim në BE

lena

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kosovës duhet t’i hapet rruga drejt negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këto deklarata ajo i ka bërë në takim me eurodeputetin Riho Terras, i cili gjithashtu është raportues i përhershëm i Parlamentit  Evropian për Kosovën.

Haxhiu ka deklaruar se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të trajtohet pa vonesa të mëtejshme dhe se përparimi i vendit duhet të vlerësohet mbi bazën e meritave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Haxhiut, Kosova nuk kërkon përjashtim nga kriteret, por një proces të drejtë, i cili do t’i hapte rrugën marrjes së statusit të vendit kandidat dhe fillimit të negociatave për anëtarësim.

“U.D. Presidentja Haxhiu paraqiti përparimin e Kosovës në reformat evropiane, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, si dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Bashkimit Evropian. Ajo vuri në pah se orientimi euroatlantik i Kosovës është i qartë, i qëndrueshëm dhe gëzon mbështetje të gjerë qytetare”, thuhet në komunikatën zyrtare të Presidencës.

 Bëhet e ditur se Haxhiu ka folur edhe për dialogun me Serbinë, çështjet e sigurisë dhe mungesën e përgjegjësisë për sulmin terrorist në Banjskë. Ajo theksoi se procesi evropian duhet të mbështetet në zbatimin e marrëveshjeve dhe në përgjegjësi të barabartë për të gjitha palët.