Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se mënyra më e mirë për të nderuar mbështetjen amerikane, është ndërtimi i një shteti të denjë për të.
Në ceremoninë e Ambasadës Amerikane për 250-vjetorin e pavarësisë, Haxhiu ka thënë se historia amerikane dhe historia shqiptare janë takuar në disa prej momenteve më vendimtare për lirinë dhe vetëvendosjen e shqiptarëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTek ka kujtuar revolucionin amerikan e mbështetjen amerikane në momentet kur i duhej shqiptarëve, Haxhiu ka thënë se udhëheqja amerikane e ka ndryshuar rrjedhën e historisë për Kosovën.
“Nën udhëheqjen e Presidentit Bill Clinton, me Sekretaren Madeleine Albright në qendër të diplomacisë amerikane, Shtetet e Bashkuara qëndruan në ballë të ndërhyrjes së NATO-s, duke i dhënë forcë politike e diplomatike përpjekjes që ndali luftën dhe ia hapi Kosovës rrugën drejt lirisë. Për popullin e Kosovës, udhëheqja amerikane u bë pjesë e historisë sonë kombëtare, sepse ndryshoi rrjedhën e saj”, ka thënë ajo. “Për shqiptarët, dhe për Republikën e Kosovës sot, kjo ide u bë e prekshme përmes historisë. U bë e prekshme kur udhëheqja amerikane ndihmoi që e drejta për liri të mos mbetej vetëm kërkesë, por të bëhej e ardhme”.
“Ne e dimë se mënyra më e mirë për ta nderuar atë mbështetje është ndërtimi i një shteti të denjë për të”, ka shtuar ajo.