Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se duhet t’u jepet vendi që u takon punëtorëve të Kosovës.
Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve Haxhiu ka theksuar se nuk mjafton të shihet si punëtor vetëm vendi i punës, por se puna nis nga shtëpia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Aty ku shumë gra e nisin ditën para se të zgjohen të gjithë dhe e mbyllin pasi të kenë fjetur të gjithë. Aty ku kujdesi për fëmijët, për të moshuarit, për të sëmurët, për ushqimin, për rrobat, për rendin e familjes, vazhdon të merret si detyrë e natyrshme. Por nuk është e natyrshme. Është angazhim, përkushtim, kohë dhe, mbi të gjitha, është punë që as paguhet e as njihet sa duhet”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka shprehur falënderim dhe nderim për të gjithë punëtorët "që mbajnë familjen, shoqërinë dhe Kosovën në këmbë".
“Atyre që dalin herët për ta fituar bukën me djersë, në kantier, në fabrikë, në arë, në zyrë, në dyqan, në rrugë a në mërgatë, por edhe atyre që e vazhdojnë punën brenda shtëpisë, shpesh pa pagë, pa orar dhe pa njohjen që meritojnë”, ka theksuar Haxhiu.