Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu për çështjen e presidentit: Nevojiten diskutime serioze

Albulena Haxhiu

Foto: Driton Paçarada

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se për çështjen e zgjedhjes së presidentit duhet të ketë diskutime serioze.

Ajo ka thënë tutje se seancën e 5 marsit nuk e kishte mbyllur, veç e kishte ndërprerë për t’iu rikthyer kur të plotësoheshin kushtet. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Haxhiu u ka bërë thirrje subjekteve politike që të bëjnë “përpjekje maksimale” për të gjetur zgjidhje. 

“Unë mendoj që kjo çështje i takon niveleve dhe grupeve parlamentare, diskutimeve që do të bëhen në këtë drejtim... nevojiten diskutime serioze, pra jo në aspekte të tilla procedurale, por diskutime serioze nëse duam apo nuk duam përnjëmend ta zgjedhim presidentin. Për faktin se është e rëndësishme që ajo që thuhet në takime të mbyllura të jetë qëndrim real dhe jo vetëm diskutim sa për të thënë”, ka thënë ajo. 

Haxhiu ka shtuar se kërkesat për takime do të vazhdojnë, por theksoi se nevojitet edhe vullneti i palës tjetër. 

Ajo ka thënë se Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën për të trajtuar projektligje lidhur me marrëveshjet ndërkombëtare. Por, aty do të adresohet edhe çështja e presidentit. 

“Së pari unë kam thirrë një mbledhje të kryesisë së kuvendit për të trajtuar shumë projektligje që ndërlidhen me marrëveshjet ndërkombëtare dhe jo vetëm. Pra, në mbledhjen e kryesisë së kuvendit, për të cilën janë njoftuar edhe mediat, kemi shumë tema të rëndësishme që ndërlidhen me interesat e qytetarëve dhe vetë Republikës së Kosovës. Mendoj që orientimi jonë duhet të jetë në dy drejtime, së pari që t’i adresojmë të gjitha përgjegjësitë që kemi në raport me agjendën legjislative por edhe çështje të tjera, dhe e dyta në drejtim të përpjekjes për arritje të konsensusit për ta zgjedhur presidentin apo presidenten e vendit”.