Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu për presidentin: Marrëveshja mund të arrihet brenda orësh

albulena haxhiu

Foto: Driton Paçarada

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje, por të arrihet konsensus.

Ajo ka thënë se në qoftëse ka vullnet, marrëveshja mund të arrihet brenda orësh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kjo javë është vendimtare. Uroj që të nisë me takime ndërmjet partive politike. Unë mirëpres çfarëdo kontributi të partive politike, grupeve parlamentare në raport me çështjen e zgjedhjes së presidentit, për faktin se nuk kanë mbetur edhe shumë ditë, por në qoftë se ka vullnet mund të kryhet brenda shumë pak orësh. Prandaj i ftoj edhe sot, këtë të diel, që javën që kemi para nesh ta shfrytëzojmë me takime, të cilat uroj të përmbyllen me një konsensus sa i përket emrit të presidentit. Unë nuk jam përgjegjëse për të ftuar partitë politike në takim. Takimet po ftohen nga kryeministri Albin Kurti, si kryetar i partisë, si kryeministër dhe si dikush që i ka mbi 50 deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, përkatësisht 66 me koalicionin që është bashkërisht”, ka deklaruar ajo

Ajo ka thënë se nëse partitë presin ftesa, ajo do t’ua dërgojë.

“Prandaj, në qoftë se partitë politike presin ftesa nga unë si ushtruese e detyrës së presidentes, natyrisht që unë do t’i ftoj, por nuk kam parë kërkesa. Nuk kam parë që nuk pranohen ftesat nga kryeministri Kurti, për shkak se ju e dini që në të kaluarën ka pasur probleme edhe në raport me këtë çështje, mirëpo tani mendoj që ajo çka duhet është që t’i përgjigjen pozitivisht ftesave të kryeministrit Kurti. Sepse ato mund të shërbejnë që të kemi një marrëveshje sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit apo presidentes së ardhshme. Mendoj që është shumë e rëndësishme që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Kemi shumë punë para vetes, jo vetëm për së brendshmi, por po ashtu edhe për zhvillimet jashtë vendit tonë. Prandaj duhet të jemi të vëmendshëm, duhet ta kemi parasysh interesin qytetar dhe jo, si me thënë, ndonjë interes individual apo grupor”, ka thënë ajo.

Sipas saj, qytetarët nuk i duan zgjedhjet.

“Mendoj që qytetarët nuk i duan zgjedhjet në Republikën e Kosovës në këtë moment. Në dhjetor të vitit të kaluar ata kanë votuar për partitë politike, pra në këto zgjedhje, prandaj mendoj që askush nuk do të duhej të synonte që me veprimet e tyre ta çojnë vendin në zgjedhje. I ftoj që të përbashkohen, të unifikohen, e pastaj betejat për çështje të tjera i lëmë pas zgjedhjes së presidentit”, tha Haxhiu.