Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas ceritifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, ka thënë se seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës do ta thërrasë brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë për t’i hapur rrugë themelimit të institucioneve të reja.
Haxhiu ka deklaruar se shpreh mirënjohje për të gjitha institucionet zgjedhore që kontribuan në mbarëvajtjen e këtij procesi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, seanca konstituive e Kuvendit të Republikës do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë, duke hapur rrugën për themelimin e institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve. Besimi i dhënë nga qytetarët është një përgjegjësi e madhe. Çdo mandat duhet të ushtrohet me integritet, llogaridhënie dhe përkushtim të palëkundur në shërbim të interesit publik, demokracisë dhe të ardhmes së Republikës sonë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Kushtetuta parasheh që pas certifikimit, seanca konstituive duhet të mbahet brenda 30 ditësh. Aty duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët, e më pas mund të vazhdohet me procedura për formim të Qeverisë dhe zgjedhjes së presidentit.