Nga Uashingtoni, delegacioni i Kosovës që mori pjesë në bisedimet me Serbinë, do të udhëtojë për në Bruksel, për të marrë pjesë në takimet ndërmjet dy vendeve të organizuara nga Bashkimi Evropian.
Këtë e ka konfirmuar për KOHËN zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Xhavit Beqiri. Ai ka thënë se nuk kanë informacione të tjera sa i përket orarit të udhëtimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas arritjes së marrëveshjes ekonomike në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri kosovar, Avdullah Hoti do të takohet në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq më 7 shtator, kësaj radhe nën ndërmjetësimin e BE-së.
Zyrtarët e BE-së më herët kanë njoftuar se takimit të nivelit të lartë do t’i paraprijë një takim në nivel ekspertes nga delegacionet e të dyja shteteve.
KOHA ka pyetur BE-në për temat që pritet të diskutohen në këto takime, por akoma nuk ka marrë përgjigje.