Arbëri

Intervistohen 17 kryekomisionerë të Rahovecit, për 9 prej tyre kërkohet paraburgim

Prokuroria Themelore në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se janë intervistuar 17 kryekomisionerë nën dyshimin për manipulim me vota në Komunën e Rahovecit, derisa për 9 prej tyre është kërkuar masë e paraburgimit pasi iu caktua fillimisht masa e ndalimit për 48 orë.

“Në kuadër të këtyre veprimeve janë intervistuar 17 (shtatëmbëdhjetë) kryesues. Të gjithë të dyshuarit ngarkohen për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit” nga neni 216 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Me vendim të Prokurorit të Shtetit, 9 (nëntë) kryesues janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndaj të cilëve Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

Deri më tani, në Komunën e Rahovecit, nuk ka pasur të dyshuar për falsfikim të rezultateve të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.