Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka mbërritur në Kosovë gjatë së enjtes, ka njoftuar Gjykata Speciale.
Ai ka udhëtuar nga Holanda në Prishtinë për të qenë afër familjarëve pas vdekjes së vëllait.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë njoftimin e Speciales thuhet se Krasniqit iu lejua vizita në Kosovë “për shkak të arsyeve bindëse humanitare”.
Nuk dihet sa ditë do të qëndrojë.
Krasniqi së bashku me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryekuvendarin Kadri Veseli e ish-deputetin Rexhep Selimi janë pjesë e një aktakuze të përbashkët për krime lufte e po gjykohen në Hagë nga Gjykata Speciale.