Java e ardhshme në Kosovë do të karakterizohet me kushte të ndryshueshme meteorologjike, vranësira e intervale të shkurtra me diell.
Instituti Meteorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nga dita e mërkurë parashihen riga shiu në viset e ulëta, ndërsa në viset e larta mbi 1600m, parashihen fjolla bore.
Të hënën moti do të jetë i vranët e me intervale me diell. Temperaturat minimale do të sillen mes minus 2 dhe 0 gradë celsius, e maksimalet mes 5-7 gradë.