Ligjëruesi i së drejtës kushtetuese, Ditar Kabashi, ka vlerësuar se ndryshimi i kriterit të shumicës prej 2/3-tës së votave për pjesëmarrje dhe votim në dy rundet e para do të ishte zgjidhje afatgjate sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit, duke lejuar që kryetari i shtetit të zgjidhet me 61 vota.
Ai ka thënë se ky kriter krijon kontradiktë pasi në mungesë të detyrimit për pjesëmarrje të deputetëve në sallë, ky standard i kuorumit i jep mundësi akterëve politikë që edhe të bllokojnë procesin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë enjten në “60 Minuta” të KTV-së, Kabashi ka thënë se Gjykata nuk ka mekanizma për t’i detyruar deputetë të marrin pjesë në seanca, mirëpo vendosja e kriterit të kuorumit krijon kontradiktë.
“Gjykata nuk ka mekanizëm që t’i detyrojë deputetët të qëndrojnë në sallë, edhe në vendimet e mëhershme e ka përsëritur përgjatë kohës, edhe në vendime të tjera kur ishte çështja për kryeparlamentarin e edhe dje e ka dhënë, mirëpo kjo ishte pika më nevralgjike ku në një anë nuk ka detyrim për deputetët, e anën tjetër duke e sjellë përmes interpretimit kriterin prej 2/3 të qëndrimit të sallë dhe votimit në dy rundet e para, po i lë mundësi politikës jo vetëm për të bërë konsensus, por edhe të bllokojë njëri-tjetrin”, ka thënë ai.
Kabashi e sheh si zgjidhje më të qëndrueshme që në tri rundet e votimit të jenë të pranishëm së paku 61 deputetë, që përbën shumicën minimale funksionale të Kuvendit.
Sipas tij, rishikimi i interpretimit të vitit 2011 për kuorumin prej 2/3 do të hapte garën politike dhe do të mundësonte që edhe opozita të paraqesë kandidatët e saj, pa u mbështetur në mekanizma bllokues.
“Si jurist mendoj se Kushtetuesja do të duhej ta rishikonte interpretimin e vet të vitit 2011 dhe t’i kthehej germës së Kushtetutës. Ta pranonte që në tri runde për t’u zhvilluar minimalisht duhet të jenë 61 deputetë në sallë... përndryshe me këtë formë si po vazhdon qasja e Gjykatës Kushtetuese edhe e përplasjeve politike në Kosovë, kam drojën që jo vetëm se tash nuk do të zgjidhet asgjë, por çfarë garancie do të kemi ne kur pas 5 vitesh mund të kemi një 'deja vu'. Mendoj se zgjidhja është vetëm nëse riinterpretohet çështja e kuorumit prej 2/3 dhe atëherë do të hapet gara, pasi edhe opozita mund të garojë me kandidatë të tyre”, ka thënë ai.
Kabashi tutje ka sqaruar se nëse opozita vazhdon bojkotin, ekziston një afat prej 33 ditësh nga sot për përpjekje për zgjedhjen e presidentit, ndërsa në rast të dështimit, vendi hyn në një periudhë 45-ditore për organizimin e zgjedhjeve. Nëse ndërkohë zhvillohen të tri rundet e votimit dhe nuk arrihet zgjedhja e presidentit, atëherë afati për zgjedhje nis menjëherë, pa pritur skadimin e periudhës 33-ditore”, ka deklaruar ai.