Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kandidatë të vjetër në konkursin e ri për kryesues të KGJK-së

kgjk

Gjyqtarët Rrustem Thaqi e Besnik Bislimaj kanë kandiduar përsëri për pozitën më të lartë në gjyqësor. Njohësit e drejtësisë thonë se nëse përzgjedhja për këtë pozitë përsëri dështon, atëherë duhet të shfrytëzohet mundësia që të ketë kandidatura të tjetra. Theksojnë se kjo situatë krijon mundësi për bllokim institucional dhe pasoja juridike të cilat përcillen në bllokim të KGJK-së

Besnik Bislimaj e Rrustem Thaqi janë dy kandidatët e vetëm që do të garojnë përsëri për pozitën më të lartë në gjyqësor, ka konfirmuar udhëheqësja e zyrës për informim në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Aishe Qorraj.

Përzgjedhja për pozitën e kryesuesit të KGJK-së kishte dështuar në prill të këtij viti, për shkak se në ditën e votimit të dy kandidatët në të dyja raundet e votimit morën vota të barabarta nga anëtarët e Këshillit, pesë me pesë, e një anëtari të KGJK-së iu shpall e pavlefshme vota.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për shkak të kësaj, u rishpall edhe një konkurs i ri.

Flamur Kabashi, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë se nëse dështon përsëri zgjedhja e kryesuesit të ri, do të duhej të shfrytëzohej mundësia për kandidaturë tjetër.

“Ky proces po del të jetë problematik për këtë institucion, për faktin dhe arsyen sepse fillimisht kishim tri mbledhje të dështuara për shkak të kuorumit. Në rast se dështon zgjedhja e kryesuesit dhe asnjëri nga këta të dy nuk arrijnë votat e nevojshme, duhet sinqerisht të mundësia që të njëjtit, a të kandidojnë serish a jo, për shkak se e shohim që nuk po arrijnë të marrin votat e nevojshme dhe duhet të shfrytëzohet mundësia për kandidaturë tjetër”, ka thënë Kabashi.

Burbuqe Kastrati, menaxhere e programeve në Lëvizjen FOL thotë se ligji për Këshillin Gjyqësor nuk parasheh pasoja juridike nëse përsëri dështon zgjedhja e kryesuesit të ri.

“Në Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe në aktet nënligjore të tij, nuk janë paraparë pasoja juridike në mënyrë taksative, në rastin kur nuk mund të përzgjidhet kryesuesi i ri i KGJK-së. Kjo situatë krijon mundësi për bllokim institucional dhe pasoja juridike të cilat përcillen në bllokim institucional në institucionet e KGJK-së”, ka thënë Kastrati.

Kastrati thekson se anëtarët e Këshillit duhet të kryejnë obligimet e tyre ligjore dhe të zgjedhin kryesuesin e ri në mënyrë që të mos zvarritet ky proces.

“Është e rëndësishme që anëtarët e KGJK-së të thirren në obligimet e tyre ligjore dhe institucionale si anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës që ta bëjnë këtë obligim dhe të zgjidhet kryesuesi duke qenë që zvarritja e këtij procesi vetëm se e dëmton procesin e drejtësisë në vend, me theks të veçantë sistemin gjyqësor në Kosovë”, ka thënë Kastrati.

Këshilli Gjyqësor aktualisht ka 11 anëtarë. Për një anëtar nga radhët e gjyqësorit, respektivisht nga Gjykata Supreme, procesi i përzgjedhjes ka marrë rrugët gjyqësore.

Në mars të këtij viti, Këshilli Gjyqësor shpalli konkurs për kryesuesin e ri, pasi mandati i përfundoi Albert Zogajt.