Zyrtarët doganorë në pikëkalimin Glloboçicë të premten mbrëma kanë ndaluar kontrabandimin e 200 kilogramëve mish doneri. Dogana njoftoi se zyrtarët kanë ndaluar për kontroll automjetin e udhëtarëve, dhe edhe pasi shoferi ka thënë se nuk posedonte asgjë, pas kontrollit janë zbuluar 10 copë rollne dyneri me peshë nga 20 kg secila, me vlerë të përafërt prej 800 eurosh.
Dogana ka theksuar se përveç tjerash, ky rast paraqet shqetësim të lartë për sigurinë ushqimore dhe shëndetin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përtej tentativës për shmangie të detyrimeve dhe taksave doganore, ky rast paraqet një shqetësim të lartë për sigurinë ushqimore. Sasia e mishit po transportohej në një automjet të zakonshëm udhëtarësh, në mungesë të plotë të kushteve higjienike dhe pa temperaturë adekuate (pa frigorifer), duke synuar kështu edhe shmangien e kontrollit të domosdoshëm sanitar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV)”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Malli është sekuestruar menjëherë dhe do t'i nënshtrohet trajtimit të mëtejshëm ligjor për të siguruar neutralizimin e plotë të rrezikut, ndërsa ndaj palës ka filluar procedura kundërvajtëse.
“Dogana e Kosovës u bën apel të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që të shmangin me çdo kusht aktivitetet biznesore joformale dhe kontrabandën. Mosnënshtrimi ndaj kontrolleve të parapara të sigurisë sjell pasoja të paparashikueshme për shëndetin publik, si dhe ndëshkime të rënda penale dhe administrative për të gjithë ata që shkelin ligjin e sigurisë ushqimore”, u tha nga Dogana.

