Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) sot pritet të votojë për zgjedhjen e kryesuesit të ri.
Në mbledhjen që pritet të nisë në orën 10:30 anëtarët e KSGK-së pritet të zgjedhin në mes të Besnik Bislimaj e Rrustem Thaqi janë dy kandidatët e vetëm që kanë kandiduar për pozitën e kryesuesit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërzgjedhja për pozitën e kryesuesit të KGJK-së kishte dështuar në prill të këtij viti, për shkak se në ditën e votimit të dy kandidatët në të dyja raundet e votimit morën vota të barabarta nga anëtarët e Këshillit, pesë me pesë, e një anëtari të KGJK-së iu shpall e pavlefshme vota.
Për shkak të kësaj, u rishpall edhe një konkurs i ri.
Këshilli Gjyqësor aktualisht ka 11 anëtarë. Për një anëtar nga radhët e gjyqësorit, respektivisht nga Gjykata Supreme, procesi i përzgjedhjes ka marrë rrugët gjyqësore.
Në mars të këtij viti, Këshilli Gjyqësor shpalli konkurs për kryesuesin e ri, pasi mandati i përfundoi Albert Zogajt.