Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KOHA Ditore mbush 29 vjet

Koha DITORE

Sot janë bërë 29 vjet nga botimi i numrit 0/1 të gazetës KOHA Ditore. Ky numër ishte botuar më 31 mars të vitit 1997.

Numri i veçantë ishte shpërndarë falas atë ditë dhe në dy ditët pasuese dhe ishte botuar në 16 faqe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përveç të dielës, atë kohë KOHA Ditore dilte gjashtë herë në javë. Më 3 prill 1997, u botua numri 1 i gazetës.

KOHA Ditore u rezistoi kohëve të vështira. Më 30 korrik të 1997-s u botua numri 100 i gazetës.
Më 16 qershor të vitit 1999, KOHA Ditore u shpërnda në Prishtinë për herë të parë pas luftës.

Shpërndarja u bë falas. Numri jubilar, 1000, u botua më 9 prill të vitit 2000.

As pas 29 vjetësh rrugëtimi i KOHËS nuk ndalet.

Ajo vazhdon misionin e saj për shoqëri të lirë që pushtetin e mban përgjegjës si vlerë e themeltë demokracie.

Gazeta “Koha Ditore”, për arsye objektive ndaloi së shtypuri fizikisht më 2020, pas shpërthimit të pandemisë COVID-19. Nga atëherë botohet në versionin online.