Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kollçaku: Opozita pati vetëm tendenca për ta çuar vendin në zgjedhje

Fatmire Kollçaku

Deputetja Fatmire Kollçaku, e propozuar nga LVV edhe kandidate për presidente, ka pyetur se cila ishte “kauza madhore” e deputetëve të opozitës që munguan në seancën për zgjedhjen e presidentit të ri. 

Ajo ka shtuar se nuk ekziston asnjë arsyetim për mungesën e opozitës në sallë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Tash, si asnjëherë më parë, u kuptua se përmes një nuhatje grabitqare, ishte në pyetje vetëm tendenca për ta çuar vendin në zgjedhje komplet të panevojshme. Atë që nuk e arritën në "betejë" përmes VOTËS së SOVRANIT që foli qartë si asnjëherë tjetër, donin të grabitnin në tavolinë me apetite të pangopshme”, shkroi ajo në Facebook.

Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, mëngjesin e 6 marsit ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, disa orë pasi institucioni legjislativ ka nisur procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri. Vendimi i Osmanit është mirëprit nga partitë opozitare të cilat e kanë takuar atë në konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme, por jo edhe nga Lëvizja Vetëvendosje. Subjekti që drejton Qeverinë, dekretin e saj e ka quajtur antikushtetues dhe e ka dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Jokushtetues atë e kanë vlerësuar edhe njohës të çështjeve juridike e politike. 

LVV-ja propozoi Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçakun kandidatë.