Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi do të vizitojë sot Kosovën, në kuadër të vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor.
Kjo vizitë lidhet me vaksinat e shpërndara nga Bashkimi Evropian për vendet e rajonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do të udhëtoj drejt Ballkanit Perëndimor për të përçuar mesazh të qartë: Ne kujdesemi! Ne kujdesemi për partnerët tanë dhe kujdesemi për punëtorët e tyre shëndetësorë dhe ata më të rrezikuarit. Shpërndarja e vaksinave konfirmon përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të ofruar përkrahje, siç kemi bërë që nga shpërthimi i pandemisë. Bashkë më të fortë!”, ka thënë ai për uebfaqen e Komisionit Evropian.
Varhelyi gjatë këtyre ditëve do të qëndrojë në vendet e rajonit, duke nisur nga Serbia ku ishte në vizitë të hënën, për të vazhduar me Bosnjën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.