Arbëri

Komuna premton se do ta pasurojë menynë e kuzhinave që shërbejnë ushqim falas

Në fundin e vitit të kaluar, Komuna e Prishtinës kishe nisur që nëpër shkolla të shpërndante ushqim falas për personat në nevojë.

Për lokacionin e zgjedhur kishte marrë kritika, për faktin se në shkolla nuk ka kushte për këtë shërbim.

Ndërsa, këtë javë, Komuna ka nisur që ushqimin ta shpërndajë në dy pika statike. Bëhet fjalë për qendrat e të moshuarve, në lagjen “Tophane” dhe “Aktash”, raporton “038” i KTV-së.

Në ditën e dytë të hapjes së pikës statike, në ora 17:00, kur shpërndahet ushqimi, interesimi i nevojtarëve ishte i madh.

Diellza Begolli, këshilltare e kryetarit Shpend Ahmeti, thotë se pjesë e menysë janë disa lloje të ushqimeve, derisa premton se së shpejti do të shtohen edhe disa ushqime tjera.

Opozita në Prishtinë vlerëson se Komuna, përmes këtyre iniciativave, ushqen ndjenjën e varfërisë.

Gashi thotë Komuna mund t’u ndihmojë nevojtarëve përmes vendeve të punës dhe formave të tjera.

Në anën tjetër, Komuna planifikon që ta shtojë numrin e pikave ku shpërndahet ushqimi.