Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kanë njoftuar se më 3 mars është konfirmuar rasti i brucelozës dhe turberkulozit te gjedhët në fshatin Lubishtë të Vitisë.
Sipas njoftimit, autoritetet kompetente kanë nisur menjëherë ndërmarrjen e masave në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAUV-i ka bërë të ditur se është duke vepruar brenda afateve ligjore për menaxhimin e situatës, duke përfshirë edhe procesin e asgjësimit të kafshëve të infektuara. Sipas dispozitave ligjore, eliminimi i kafshëve të prekura duhet të realizohet brenda një afati deri në 30 ditë nga data e konfirmimit.
Institucionet theksojnë se të gjitha veprimet po zhvillohen në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt, me qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjeve dhe mbrojtjen e shëndetit publik.
Njëkohësisht, autoritetet u kanë bërë thirrje fermerëve dhe qytetarëve që të bashkëpunojnë me institucionet përkatëse dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë që mund të lidhet me këto sëmundje.