Zgjedhja e presidentit varet nga vullneti i opozitës, tha ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.
Zëvëndëskryeministri Konjufca i cili është edhe kandidat zyrtar i LVV-së për president tha se do të tërheqë kandidaturën sapo që partitë opozitare të bëjnë një propozim për president, raporton KosovaPress.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shkojmë në zgjedhje të reja nëse është vullneti i opozitës. Nuk kemi çka të bëjmë”, tha ai.
Kosova ka hyrë në dy javët vendimtare politike. Nëse deputetët nuk zgjedhin një president deri më 28 prill, atëherë qytetarët do të detyrohen të dalin të votojnë sërish në zgjedhje parlamentare – për herë të tretë në një vit e gjysmë. Por përderisa ditët po ecin, partitë duken larg arritjes së një marrëveshjeje finale.
Përderisa opozita po e akuzon Vetëvendosjen në pushtet se nuk është e interesuar të zgjedhë presidentin, VV-ja po i kritikon opozitarët për mungesë të propozimeve.
Sipas ministrit Konjufca, opozita ka kalkuluar në emrin e ish-presidentes Vjosa Osmani, se përfshirja e saj në skenën politike do ta zbriste përqindjen e LVV-së. Ai ka thënë se partitë opozitare duke u nisur nga ky pretendim lidhur me Osmanin, nuk kanë propozuar as kandidat për president.
“Në momentin që Vjosa Osmani nuk ka qenë propozim nga ana e LVV-së, ka ndryshuar krejt kalkulimi i opozitës. Opozita do me e përfshi si element të ri në skenën tonë politike, përfshirjen e presidentes Osmani në skenën politike. Ata kalkulojnë që kjo do ta zbriste përqindjen e LVV-së. Prej kur ka qenë ky element në garë, nuk ka pasur propozime të sinqerta, kjo është më shumë kalkulim i opozitës për zgjedhje”, ka theksuar Konjufca.
Konjufca ka shtuar se mbesin të hapur për bashkëpunim me Osmanin.
“Unë mendoj që rrugët tona prapë takohen. Në politikë, gjithmonë të hapur në bashkëpunim me zonjën Osmani”, shtoi ai.