Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Koordinimi me opozitën, Hoti: Edhe kur është hedhur gaz lotsjellës, Kuvendi ka funksionuar më mirë

Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk mund të kërkojë takim me opozitën për agjendën e Kuvendit derisa vetë e ka cenuar demokracinë parlamentare në vend. 

Hoti ka thënë se puna në Kuvend është degraduar dhe pasojat janë të gjera për të gjithë shtetin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kryeministri Kurti po kërkon koordinim me opozitën për agjendën e Kuvendit për sesionin pranveror, por sjellja e tij bashkë me grupin VV-Guxo ndaj institucionit të Kuvendit dhe opozitës gjatë këtij mandati e ka cenuar demokracinë parlamentare në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.

Hoti ka numëruar të gjeturat e IKD-së për punën e Kuvendit, ndërsa ka theksuar se “edhe kur është hedhur gaz lotsjellës, Kuvendi ka funksionuar më mirë, ka qenë transparent e më efikas”.  

“Të gjeturat e IKD-së nga monitorimi i Kuvendit të Kosovës janë shqetësuese për rendin demokratik: mungesë transparence në vendime dhe nxjerrje të ligjeve, vendime kundërkushtetuese e kundërligjore, moszbatim i rregullores së punës, Kuvendit iu ka pamindësuar të kërkojë llogari nga Qeveria, mazhoranca ka pamundësuar kuorumin dhe i ka dështuat seancat dhe komisionet hetimore, Qeveria nuk është përgjigjur në pyetjet e deputetëve dhe nuk ka marrë pjesë në seanca të jashtëzakonshme, e shumë gjetje të tjera që paraqiten në vijim”.