Platforma WolrdAtlas ka publikuar 10 vendet më të varfëra në Evropë. Kjo faqe përdorë bazën e të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Sipas të dhënave për vitin 2025, Kosova është renditur si vendi i dytë më i varfër në Evropë, pas Moldavisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMatja është bërë sipas barazisë së fuqisë blerëse.
Sipas publikimit, lista e vitit 2025 pasqyron dy ndryshime të mëdha krahasuar me renditjet e mëparshme: Rënia ekonomike e Ukrainës pas pushtimit të plotë nga Rusia në vitin 2022, gjë që e ka futur atë ndër tre vendet më të varfra dhe Kosova renditen gjithashtu ndër më të varfrat në kontinent.
Megjithatë edhe në këtë matje, Ukraina renditet pas Kosovës.
Shqipëria renditet në vendin e shtatë për nga varfëria në Evropë, ndërsa Serbia e teta.
Renditja më poshtë përdorë bazën e të dhënave World Economic Outlook të Fondit Monetar Ndërkombëtar (publikimi i tetorit 2025, me vlerësime për vitin 2025) dhe mat GDP-në për person sipas barazisë së fuqisë blerëse (PPP), të shprehur në dollarë.
10 vendet më të varfëra në Evropë: Moldavia — rreth 19,700 dollarë, Kosova — rreth 20,400 $, Ukraina — rreth 21,000 $, Bosnja dhe Hercegovina — rreth 22,800 $, Maqedonia e Veriut — rreth 24,300 $, Bjellorusia — rreth 25,500 $, Shqipëria — rreth 25,600 $, Serbia — rreth 28,500 $, Mali i Zi — rreth 31,000 $ dhe Bullgaria — rreth 36,000 $.
Në përshkrimin për Kosovën thuhet që ka ekonomi të vogël dhe të orientuar kryesisht nga sektori i shërbimeve, ku ndërtimtaria, tregtia dhe remitencat përbëjnë pjesën më të madhe të aktivitetit ekonomik.
Remitencat nga diaspora kosovare janë të përqendruara kryesisht në Gjermani, Zvicër dhe Austri, e që arrijnë rreth 15% të GDP-së, një nga nivelet më të larta në botë.
Rritja reale ekonomike ka qenë mesatarisht rreth 4% gjatë pesë vjetëve të fundit, por papunësia e të rinjve mbetet afër 30%, ndërsa një e treta e të rinjve nuk janë as në punë, as në arsim apo trajnim.
Njohja e kufizuar ndërkombëtare e Kosovës (rreth 100 shtete anëtare të OKB-së e njohin; ndërsa Rusia, Kina, India, Spanja dhe Greqia nuk e njohin) kufizon qasjen në institucione ndërkombëtare dhe ngadalëson investimet e huaja.
Statusi ndaj BE-së: kandidat potencial (aplikoi në dhjetor 2022).
Sa i përket Serbisë, ndonëse përshkruhet si ekonomia më e madhe nga ish-republikat jugosllave në këtë listë dhe me bazën industriale më të zhvilluar mes tyre, një nga pengesat kryesore i përmendet normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.