Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur alarmante rënien e Kosovës për 19 vende sa i përket lirisë së shtypit.
Ai ka thënë se mediat nuk duhet të kontrollohen dhe se nevojitet një kthesë në këtë drejtim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Media shpesh përmendet si shtylla e katërt e demokracisë dhe duhet të mbrohet, jo të kontrollohet. Në Kosovë, media ka pozitë më të mirë në krahasim me rajonin. Megjithatë, raporti i sapo publikuar nga Reporterët pa Kufij tregon një rënie alarmante prej 19 vende që nga viti i kaluar. Nevojitet kthesë!” ka shkruar Rohde në platformën X.
Në Indeksin për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij Kosova është renditur në pozitën 75 nga gjithsej 180 shtete.
Ambasada britanike për lirinë e shtypit në Kosovë: S’është koha për vetëkënaqësi
Ambasada e Britanisë në Kosovë ka thënë se ata që cenojnë lirinë e medias duhet të mbahen përgjegjës.
Përmes një deklarate, referuar Indeksit të Reporterëve pa Kufij ku Kosova renditet për 19 pozita më poshtë se vitin e kaluar, Ambasada ka thënë se nuk është koha për mburrje.
“Në Kosovë, dy dekadat e fundit kanë qenë storie suksesi, me një ngritje të qëndrueshme në Indeksin Botëror për Lirinë e Shtypit të Reporterëve pa Kufij. Por, me renditjen e ulët këtë vit dhe me përpjekjet për të rikthyer lirinë e medias në nivel global, tani nuk është koha për vetëkënaqësi”, ka shkruar Ambasada.
Ndërkohë, ka theksuar se shqetësimet e gazetarëve duhet të merren seriozisht dhe se në projektligjin për KPM-në të merren në konsideratë vërejtjet e shoqërisë civile e ndërkombëtarëve.
“Shqetësimet e gazetarëve duhet të merren seriozisht, ndërsa ligjvënësit duhet të sigurojnë se një legjislacion i ri, si ligji i ri për komisionin e pavarur të mediave, të marrë në konsideratë shqetësimet e shoqërisë civile dhe ekspertëve ndërkombëtare”.