Reperi i njohur Jay-Z ka folur hapur për herë të parë për padinë për sulm seksual të ngritur ndaj tij në vitin 2024, në një intervistë të gjatë për prestigjiozen "GQ", duke treguar se pse refuzoi ta mbyllte çështjen me marrëveshje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPadia pretendonte se Jay-Z dhe reperi P. Diddy, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs kishin përdhunuar një vajzë 13-vjeçare në vitin 2000, në një festë pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve “MTV Video Music Awards”.
56-vjeçari, Combs, aktualisht është duke vuajtur dënimin prej 50-muajsh burgim, pasi u dënua në muajin korrik të vitit 2025.

Të dy artistët i mohuan akuzat që në fillim, ndërsa rasti i Jay-Z-së u tërhoq vullnetarisht në muajin shkurt të vitit 2025.
Në intervistë, Jay-Z, emri i vërtetë i të cilit është Shawn Carter, e ka përshkruar periudhën si shumë të rëndë emocionalisht.

“Ka qenë e vështirë. Shumë e vështirë. Isha i thyer. Jetojmë në një kohë ku duket sikur pasojat nuk mendohen mjaftueshëm, sepse gjithçka ndodh shumë shpejt”, ka thënë ai.
Ai ka treguar se reagimi i tij ishte edhe zemërim i fortë.

“Isha i zemëruar. Nuk kam qenë kaq i zemëruar prej kohësh, një zemërim i pakontrollueshëm. Nuk mund t’ia bësh dikujt këtë, duhet të jesh absolutisht i sigurt para se të hedhësh akuza të tilla ndaj një personi”, ka thënë Carter.
Reperi ka shpjeguar edhe pse ka refuzuar një marrëveshje jashtë gjykatës, ani pse ajo do të ishte më e shpejtë dhe më e lirë.

“Nuk mund të pranoj një marrëveshje, nuk është në ADN-në time. Para së gjithash, më duhej t’ia tregoja gruas sime. E dija peshën që kjo do të kishte mbi familjen tonë. Nuk mund ta bëj. Do të vdisja”, ka thënë ai.
Ylli ka shtuar se ishte i vetëdijshëm për pasojat që do të vinin.
“Nëse do ta pranoja marrëveshjen… do të ishte më e lirë? Po. Më e shpejtë? Po. Por unë e dija çfarë po vinte. Nuk isha naiv”, ka thënë ai.

Avokati i tij i kishte cilësuar akuzat si “tërësisht të pavërteta” dhe të bazuara në një “kohëzgjatje të pamundur”.
Në të njëjtën intervistë, Carter ka komentuar edhe përplasjen mes reperit Kendrick Lamar dhe reper kanadez, Drake, duke thënë se rivalitetet në hip-hop shpesh po kalojnë kufijtë.

“Na pëlqen konkurrenca dhe përplasja artistike, por sot ka shumë negativitet që vjen me të. Ndonjëherë dëshiron që të mos ndodhte fare”, ka thënë ai.
Artisti ka kritikuar sidomos përfshirjen e familjeve në këto konflikte.
“Është e tepruar. Po përfshihen edhe fëmijët e njerëzve. Nuk më pëlqen kjo. Mund të arrijmë të njëjtin efekt përmes muzikës dhe bashkëpunimeve, pa shkatërruar gjithçka”, ka thënë ai.
Në fund, Carter ka folur edhe për atë që e quajti agjendë kundër hip-hop-it.

“Ka qartë një agjendë për të heshtur zërat në komunitetin tonë, një agjendë e fortë e së djathtës. Dhe kultura po bashkëpunon pa e kuptuar, për shkak të etjes së çmendur për sensacion”, ka thënë ai.
Intervista u realizua me rastin e 30-vjetorit të albumit të tij debutues “Reasonable Doubt”.
Në muajin korrik, Carter pritet të mbajë dy koncerte në stadiumin Yankee, ku do të festojë këtë album dhe projektin e tij të vitit 2001, “The Blueprint”.