Presidentja Vjosa Osmani nuk ka kumtuar nëse ka emëruar apo refuzuar të propozuarit e subjekteve politike për anëtarë të rinj të KQZ-së, ndonëse afati ligjor për vendimmarrje është përmbyllur. Deri të shtunën, as ajo dhe as Presidenca nuk kanë bërë të ditur ndonjë vendim lidhur me këtë çështje.
Më 9 mars, Osmani u kishte kërkuar partive politike që të propozojnë kandidatët për KQZ, ndërsa ato kishin afat deri më 16 mars për dorëzimin e emrave. Pas pranimit të nominimeve, presidentja kishte në dispozicion 5 ditë për t’i emëruar ose refuzuar kandidatët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se ka propozuar tre kandidatë, Alban Krasniqin për një mandat tjetër si dhe emrat e rinj Violeta Emini dhe Njazi Isaku, ndonëse Kushtetuta parasheh ndryshe. Sipas saj, gjashtë anëtarë të KQZ-së emërohen nga gjashtë grupet më të mëdha parlamentare, ndërsa nëse ka më pak grupe, ato mund të emërojnë anëtarë shtesë.
Ish-kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu, ka theksuar se kërkesa për tre përfaqësues nuk ka bazë ligjore, duke rikujtuar se tentativa të tilla nuk janë miratuar më parë dhe Kushtetuta është e qartë për numrin e anëtarëve. Ai ka shtuar se refuzimi për të propozuar vetëm dy emra nuk e bllokon organizimin e zgjedhjeve, por cenon përfaqësimin e vetë subjektit.
“Vetëm i bën dëm vetvetes sepse nuk do të jetë e përfaqësuar atje. Përndryshe, si ta ketë këtë kuorumin, është rregull i përgjithshëm që çdo institucion, qoftë ai dhe i pavarur, si që është ky, në qoftë se ka shumicën e anëtarëve, mund të marrë vendime meritore për çdo çështje”, ka thënë Baraliu.
Burime të KOHËS bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar Ilir Gashin dhe Rashit Qalajn, Lidhja Demokratike e Kosovës Sami Hamitin, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Muharrem Nitajn. Sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, emërimi i anëtarëve të KQZ-së duhet të bëhet jo më vonë se 60 ditë pas certifikimit të rezultateve.