Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se po vazhdon periudha e aplikimit të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.
Në njoftimin e KQZ-së thuhet se gjatë periudhës 102 ditore, e cila ka filluar nga 1 shtatori e do të zgjas deri më 11 dhjetor, kërkesat për certifikim nga subjektet politike duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike.
“KQZ-ja njofton se gjatë kësaj kohe, partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur duhet të dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë”, thuhet tutje në njoftim.