Arbëri

Krasniqi bën thirrje të thirret sa më shpejt seanca e radhës

Memli Krasniqi

Kryetar i PDK-së, Memli Krasnqi, i ka bërë thirrje kryesuesit Avni Dehari, që të thërrasë sa më shpejt seancën e radhës, pasi të hënën u publikua nga Gjykata Kushtetuese aktgjykimi i plotë lidhur me bllokadën në Kuvend. 

“Seancat e Kuvendit nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025 janë shpallur të pavlefshme nga Gjykata Kushtetuese, për shkak të veprimeve kundërkushtetuese të Kryesuesit të Seancës Konstituive. Ndërkohë, Kryesuesi është i detyruar të vazhdojë procedurat për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit - me votim të hapur.  Ky është një vendim i prerë dhe i detyrueshëm dhe nuk ka më hapësirë për vonesa e as për interpretime. I bëj thirrje Kryesuesit që ta thërrasë sa më shpejt seancën e radhës, në përputhje me Kushtetutën dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Kosova ka nevojë për institucione funksionale, jo për zvarritje. Çdo ditë vonesë është dëm për qytetarët dhe për shtetin”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. 


 

Lexo përditësimet tjera
c

Publikohet aktgjykimi i plotë i Kushtetueses për bllokadën në Kuvend

Gjykata Kushtuese e Kosovës ka publikuar të hënën aktgjykimin e plotë lidhur me bllokadën në Kuvend. ...