Pak orë pasi Liverpooli pësoi humbje dhe ia dha rastin Chelseat që të ngjitej në top-pesëshen e Premier Leagues, “Blutë” e Londrës janë turpëruar nga Evertoni.
Evertoni fitoi thellë 3:0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 31-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBeto realizoi dy gola dhe asistoi te Iliman Ndiaye në golin e tretë.
Është humbja e katërt rresht për Chelsean në të gjitha garat, pas dy disfatave nga PSG-ja në Ligën e Kampionëve dhe nga Newcastle në xhiron e shkuar në Angli.
Tani skuadra e Liam Roseniorit ka mbetur në kuotën e 48 pikëve të tubuara në pozitën e gjashtë. Liverpooli si i pesti ka një më shumë, e Aston Villa si e katërta tri më shumë.
Evertoni ka mbërritur në 46 pikë në pozitën e shtatë.