Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, gjatë seancës së Kuvendit Komunal ka folur për ngacmime seksuale.
Ai këtë deklaratë e ka dhanë kur kuvendarë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar që drejtorët të ulen përpara këshilltarëve komunalë.
“Fjala me i qit drejtorët përpara, ju kam thënë a doni me dal knejna, por po tutën që po i ngacmoni najkush, se po thonë që ka njerëz të cilët kanë pas vepra për ngacmime seksuale. Veç qatë tutë e kanë”, ka thënë Gashi
Pas kësaj deklarate, ka reaguar LVV-së në këtë komunë. Zyrtarët e saj e kanë quajtur këtë deklaratë si skandaloze.
“Deklarata skandaloze e kryetarit të komunës lidhur me arsyetimin se pse drojtorët nuk duhet të ulën përball këshilltarëve komunal. Ai hedh akuza direkte se në mesin e këshilltarëve komunalë ka të tillë që kanë dhe kanë pasur vepra për ngacmime seksuale, por nuk deklarohet se kush është ai ose ajo. I kujtojmë kryetarit se fshehja e krimit e inkrimonon po aq sa vet kryesin/en e tij/saj”, thuhet në reagimin e LVV-së.
Zyrtarët e saj i kanë ftuar organet kompetente që të merren me këtë deklaratë dhe të zbardhet e vërteta e këtij deklarimi.