Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Krimet e Serbisë nuk harrohen, po sigurohemi që asnjë brez të mos e përjetojë më terrorin

Masakra e studimes

Kryeministri në detyrë Albin Kurti në përvjetorin e 27-të të Masakrës së Studimes, ka thënë se krimet e Serbisë as nuk harrohen e as nuk falen. Ai ka thënë se Kosova po punon që të sigurohet se asnjë brez tjetër të mos e përjetojë terrorin që e kanë përjetuar brezat e kaluar.

Më 2 maj të vitit 1999 në Studime të Vushtrrisë u vranë brenda dy orësh 116 civilë shqiptarë, në kulmin e fushatës së spastrimit etnik nga forcat serbe. Trupat e shumë prej tyre u gjetën paslufte në varreza masive.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tek ka shkruar për këtë, Kurti ka thënë se drejtësia ndërkombëtare dhe vendore kanë dhënë vetëm dy dënime. Vlastimir Gjorgjeviq është dënuar nga Tribunali i Hagës për rolin e tij në vrasjen e më shumë se 700 shqiptarëve, ku pjesë e aktakuzës ishte edhe masakra e Studimes, ndërsa në qershor 2025, Zoran Vukotiq u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte, përfshirë edhe krimet në Studime.

“Por këto dënime janë tepër pak përballë përmasës së krimit dhe peshës së dhimbjes së familjeve. Këto krime nuk harrohen, nuk falen dhe nuk zbehen me kohën. Ato mbesin plagë e hapur, derisa drejtësia e plotë të vihet në vend dhe përgjegjësit të përballen me dënimet e merituara. Pa drejtësinë për viktimat shqiptare, për fëmijët dhe pleqtë e Studimes, Serbia nuk radhitet dot mes shteteve dhe kombeve që ndërtojnë të ardhmen e tyre mbi vlerat njerëzore”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se Kosova po forcohet e ndërtohet “për ata që dhanë jetën e tyre dhe për ata që do të jetojnë pas nesh, duke u siguruar që asnjë brez tjetër të mos përjetojë terrorin që ne e kemi jetuar”.