Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se është e ditur fakti që ai është optimist, para takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ish-presidenten Vjosa Osmani ku do të diskutohet për çështjen e presidentit.
“Ju e dini që unë jam optimist sepse e kam vullnetin e mirë dhe interesin publik që do të thotë të konstituojmë institucionet, të evitojmë zgjedhjet e reja... në këtë mënyrë të fillojmë qeverisjen mbarë e mirë sepse kemi shume projekte në gjysmë dhe të reja që do të vijnë”, ka thënë Kurti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKurti në takim do të shoqërohet nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ashtu siç ndodhi në takimin e paradites me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.