Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti përgëzon udhëheqësit e Mitrovicës së Veriut për përmirësim të shërbimeve për qytetarët

Albin Kurti në takim me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përgëzuar kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, nënkryetaren Katarina Adançiq dhe gjithë stafin e Komunës për punën dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët në një takim që kanë pasur të enjten në “Ballkonin e Hapur” në objektin e Qeverisë.

Temat qendrore, sipas njoftimit të Kryeministrisë, ishin qeverisja komunale, arritjet dhe sfidat, dhe bashkëpunimi me nivelin qendror.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kryeministri Kurti dhe ministrat Rašić dhe Krasniqi u njoftuan rreth punëve të drejtorive, shërbimeve komunale të cilat po shtohen në vazhdimësi, investimeve në mirëmbajtjen e rrugëve e hapësirave publike dhe bashkëpunimit me agjencitë qendrore. Nga drejtorët komunalë u veçua progresi dhe përgatitjet për fillimin e procesit të legalizimit të objekteve dhe hartimit të planit zhvillimor, krijimi i databazës për rastet sociale që kanë nevojë për mbështetje institucionale, rekrutimi i stafit të ri profesional, funksionalizimi i zyrës komunale të Agjencisë për Regjistrimin e Biznese ku deri më tani janë regjistruar 89 biznese, pastaj funksionalizimi i intranetit dhe fillimi i digjitalizimit të arkivës si dhe planet për ofrimin për herë të parë të shërbimeve digjitale përmes e-kioskut”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit u diskutua edhe rreth mundësive për bashkëpunime të reja përfshirë ato ndërmjet komunave në veri të vendit dhe për projekte të reja “për çka është e nevojshme mbështetja e Qeverisë”.

“Kryeministri Kurti i përgëzoi drejtuesit dhe stafin e Komunës së Mitrovicës së Veriut për punën dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarë, pa dallim, për përbërjen multietnike të kabinetit qeverisës dhe për bashkëpunimin e mirë e profesional me ministritë dhe Zyrën e Kryeministrit në realizimin e projekteve në interes të komunës. Ai i ofroi kryetarit Atiq dhe nënkryetares Ađančić,  mbështetjen e plotë të tij edhe të ministrive të linjës në adresimin e kërkesave dhe propozimeve të tyre që për qëllim kanë zhvillimin ekonomik e social të Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe rritjen në cilësi dhe efikasitet të shërbimeve ndaj qytetarëve”, vijon njoftimi i tyre.