Arbëri

Kurti pyetet për formimin e qeverisë: Një herë Kuvendi

Kryeministri në detyrë Albin Kurti

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se një herë duhet konstituar Kuvendi e më pas të flitet për formimin e qeverisë, kur u pyet për këtë çështje gjatë një aktiviteti në Istog të mërkurën.

“Një herë Kuvendi, pastaj qeveria”, u shpreh Kurti në një prononcim për “Istogu Channel” pasi vendosi gurthemelin e projektit të banimit të përballueshëm dhe social në këtë komunë. 

Pjesë e aktivitetit ishte edhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu e kryetari i Istogut, Ilir Ferati.

Nesër do të jetë seanca e nëntë për konstituimin e Kuvendit.

Deri tash, në gjashtë tentativa për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si kryeparlamentare, Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka pasur votat e mjaftueshme. Në shtatë herë pati 57 vota, ndërsa në seancën e fundit mori tri vota më pak.

Kurti vazhdimisht nuk ka dhënë përgjigje konkrete për konstituimin e Kuvendit apo formimin e qeverisë.