Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Vullneti i popullit duhet të përkthehet në institucione funksionale

Albin Kurti

Foto: Driton Paçarada

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit duhet të respektohet dhe vullneti i qytetarëve të përkthehet në institucione funksionale e demokratike.

Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të mërkurën, Kurti deklaroi se qytetarët kanë folur qartë në zgjedhje dhe se rezultati duhet të pranohet nga të gjithë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai përsëriti qëndrimin e tij se Kosova nuk kishte nevojë për zgjedhje të reja, duke thënë se rezultati i tyre e ka dëshmuar këtë.

“Qytetarët folën sërish qartë, rezultati duhet të pranohet e të respektohet dhe vullneti i popullit të zbatohet e të përkthehet në institucione funksionale e demokratike për zhvillim e mirëqenie”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, pas certifikimit të rezultateve do të nisin diskutimet dhe puna për formimin e institucioneve të reja.

“Porsa të certifikohet rezultati do të nisim punën dhe diskutimet për formimin e institucioneve – konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit/es”, ka thënë Kurti.

Sipas rezultateve të 7 qershorit, LVV-ja e Kurtit ka marrë 53 deputetë, PDK-ja 22, LDK-ja 18 e Aleanca 7.