Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zgjidhet Qeveria Kurti 3

Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur të mërkurën ka votuar për formimin e Qeverisë Kurti 3. Për formimin e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, me një kabinet me 19 ministri, kanë votuar 66 deputetë, 49 kanë votuar kundër dhe asnjë nuk ka abstenuar. Seanca për formimin e Qeverisë është mbajtur pas seancës konstituive ku është inauguruar legjislatura e X-të e dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjermania pret thellim të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës

1 muaj më parë / 11 shk 2026 23:23
kurti

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, ka përcjellë urimet për konstituimin e Kuvendit të Kosovës si dhe për Albin Kurtin në rizgjedhjen si kryeministër. Urimet e tij janë përcjellë nga zëvendësambasadori gjerman Christian Bottcher.

Në njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë thuhet se Gjermania pret që të thellojë bashkëpunimin me Kosovën më tej në shumë fusha, sidomos drejt integrimit euroatlantik. 

“Duke u bazuar në marrëdhënien e ngushtë dhe unike midis Kosovës dhe Gjermanisë, ne presim të vazhdojmë dhe thellojmë më tej bashkëpunimin tonë dypalësh – në fushat e ekonomisë, sigurisë, politikave dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Kosova nuk ka vetëm një mik, por një partner të fortë dhe të besueshëm në Gjermani”, thuhet në postimin e Ambasadës.

Nuk u propozuan sërish si ministre, Hajdari e Nagavci tregojnë arsyet

1 muaj më parë / 11 shk 2026 23:02
Mbledhja e Qeverise ne detyre - 19 dhjetor

Photo: Driton Paçarada

Rozeta Hajdari e cila në qeverinë e kaluar mbante postin e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka thënë se është e lumtur që kolegia e saj Mimoza Kusari-Lila do të jetë ministre e këtij dikasteri në qeverinë e re.

E pyetur pse nuk është përzgjedhur sërish në këtë pozitë, Hajdari u përgjigj që nuk është patjetër një me qenë gjithmonë dhe se ishte vendim i përbashkët i saj me kryeministrin Albin Kurti.

“Unë i uroj shumë suksese qeverisë së re. Jam mëse e lumtur që kolegia ime Mimoza Kusari-Lila e ka postin e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë. Nuk është patjetër një me qenë, duhet gjithmonë njëfarë kombinimi të bukur. Është një kombinim shumë i mirë. Është vendim i përbashkët me Kurtin”, ka thënë Hajdari pas përfundimit të seancës ku u votua Qeveria Kurti 3.

Në pozitën e ministres së Arsimit nuk u propozua në qeverinë e re as Arbërie Nagavci. Ajo shkurt para mediave tha se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit e ka diskutuar me kryeministrin Albin Kurti, angazhimin e saj në pozita të tjera.

“Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit e kemi diskutuar qysh atëherë me kryeministrin Kurtin për pozita të tjera. Mbi të gjitha do të jem deputete e pastaj shpejt do t’i shohim edhe çështjet e tjera dhe angazhimet specifike”, u shpreh Nagavci pas përfundimit të seancës ku u votua qeveria e re.

 

Formohet Qeveria Kurti 3

1 muaj më parë / 11 shk 2026 22:29
albin klurti

Photo: Driton Paçarada

Kuvendi i Kosovës ka votuar për formimin e Qeverisë Kurti 3.

Për kanë votuar 66 deputetë, kundër 49 dhe nuk ka pasur asnjë abstenim. 

Pas votimit për Qeverinë, Kurti dhe ministrat e kabinetit të tij janë betuar në Kuvend.

Seanca për formimin e Qeverisë është mbajtur pas seancës konstituive ku është inauguruar legjislatura e X-të e dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor.

Tahiri – Kurtit: A e di që ke themeluar kabinet qeveritar të përmasave të Kinës, jo Kosovës

1 muaj më parë / 11 shk 2026 22:19
tahiri

Photo: Driton Paçarada

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka kritikuar të mandatuarin për kryeministër, Albin Kurti, për kabinetin qeveritar që e prezantoi para deputetëve. Ai ka thënë se kabineti i prezantuar është “akomodim i një pushteti që synim e ka të shtyjë një agjendë puro partiake”.

Tahiri ka shtuar se kabineti i paraqitur nga Kurti është më numër ministrash të madh për një shtet si Kosova.

“Jemi sot këtu në një ditë kur si deputetë do duhej të reflektonim mbi një program, një ekspoze, kabinet të kësaj qeverie që as nuk e kemi pas, as nuk e kemi lexuar por e kemi dëgjuar prej kandidatit për kryeministër në këtë foltore. Bile bile i lexoi aq shpejt sa që u habita që kjo është qeveria më e madhe,. Qeveria që i ka 21 ministra e zvkryeministra, një kabinet prej 21 anëtarëve. Kryeministër a e di çka ke thënë kur e ke marrë mandatin, a e di që ke themeluar një kabinet qeveritar që është i përmasave të një shteti të Kinës, jo i Kosovës”, u shpreh ai.

AAK-ja ka shprehur paraprakisht se nuk do të votojë për qeverinë e re.

Lista Serbe s’e përkrah formimin e Qeverisë Kurti 3

1 muaj më parë / 11 shk 2026 22:17
igor simiq

Photo: Driton Paçarada

Igor Simiq nga Lista Serbe ka thënë se partia e tij s’do ta mbështesë formimin e Qeverisë Kurti 3. 

Simiq e ka azkuazur Qeverinë e kaluar për shkeljen e të drejtave të popullit serb. 

“E shfrytëzoj këtë rast të them se serbët e Lista Serbe nuk kanë asgjë kundër popullit shqiptar me të cilët kemi jetuar, jetojmë e do të jetojmë. Por, do të jemi kundër politikave që kanë synim dëbimin e popullit tonë”, tha Simiq. 

Ai ka thënë se ekspozeja e të mandatuarit Albin Kurti nuk ka përmendur askund serbët. 

Ndërkohë është ankuar edhe për propozimin e Nenad Rashiqit si ministër për Komunitete e Kthim. 

“Ai mandatin në Parlament e ka marrë me vota në vende ku me dekada s’ka serbë. Nuk ishin vota serbe. Keni të drejt ta emëroni ministër, por e dini se kurrë s’do të jetë ministër që përfaqëson serbët. Për të gjitha këto që keni bërë, për shkeljet e bëra, Lista Serbe s’do ta përkrahë formimin e kësaj qeverie”, tha Simiq.

Abdixhiku: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim institucional në Parlament

1 muaj më parë / 11 shk 2026 22:09
abdixhiku

Photo: Driton Paçarada

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës e pranon rolin e saj në opozitë, por se nuk dorëzohet.

Ai ka shtuar se partia po ashtu është e gatshme për bashkëpunim institucional në Kuvend për tema më madhore.

“Uroj që kjo detyrë të ushtrohet me pjekuri, durim dhe vetëdije për rolin që ka Kuvendi në jetën demokratike të Kosovës. LDK shpreh gatishmërinë për bashkëpunim institucional në Parlament për tema që tejkalojnë aritmetikën parlamentare sepse besojmë se stabiliteti i shtetit ndërtohet me maturi, respekt për opozitën dhe vetëdije se demokracia nuk është vetëm çështje numrash por çështje e kulturës politike”, ka thënë ai para deputetëve.

Hamza kërkon unitet në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

1 muaj më parë / 11 shk 2026 22:05
Bedri Hamza

Photo: Driton Paçarada

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se në seancën e parë të rregullt të legjislaturës së re të Kosovës do të kërkojë që të miratohet një rezolutë me të cilën do të kërkohet gjykim i drejtë, i paanshëm dhe në përputhje me standardet ndërkombëtarëve e respektim të të drejtave të njeriut, për të akuzuarit në Hagë. 

Ai ka kërkuar mbështetje të plotë për këtë rezolutë, ndërsa u ka bërë thirrje të gjithë liderëve partiakë e institucionalë që të marrin pjesë në marshin e 17 shkurtit në mbështetje të ish-krerëve të U{K-së që po gjykohen në Hagë. 

Hamza ka thënë se PDK-ja do të frenohet nga debati në seancën konstituive, ndërsa ka thënë se PDK-ja do t’i japë përkrahje për gjetje konsensusi për çështje të rëndësisë së madhe, siç është edhe çështja e presidentit dhe ajo për kalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. 

“Përkrahja për konsensus nuk është shenjë dobësie, por përgjegjësi shtetërore. Ne do të japim kontributin tonë për marrëveshje në të mirë të Kosovës, por pa bërë kompromis me interesin shtetëror”, u shpreh kryetari Hamza.

Hamza ka thënë se PDK-ja do të përkujdeset për ruajtjen e çfarëdo tendence për shkelje të Kushtetutës, ndërsa ka thënë se në të kaluarën dhjetëra ligje të kaluara në Kuvend janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Po ashtu ka thënë se PDK-ja do të mbrojë pa kompromis interesin publik, rrugëtimin euroatlantik të Kosovës dhe aleancën strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët ndërkombëtarë.

Ndërsa ai ka thënë se ka dëgjuar ekspozenë e të mandatuarit për qeverinë e re, Albin Kurti, duke thënë se është më shumë premtime e ka çështje që nuk ka bazë nga të financohen. 

Ai ka thënë se duhet vepruar pasi Kosova po zbrazet.

Kurti prezanton kabinetin qeverisës, do t’i ketë 19 ministri

1 muaj më parë / 11 shk 2026 21:48
albin kurti

I mandatuari për kryeministër Albin Kurti ka prezantuar para deputetëve kabinetin qeverisës për mandatin e ardhshëm. Kabineti sipas prezantimit të Kurtit do t’i ketë gjithsej 19 ministri, 4 më shumë se në mandatin e kaluar. 

Lista e plotë e propozuar nga Kurti:

Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca,

Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla,

Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka,

Ministër i Financave, Hekuran Murati,

Ministër për Punë, Familje dhe Vlera të luftës çlirimtare, Andin Hoti,

Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,

Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,

Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit, Lulëzon Jagxhiu,

Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia,

Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku,

Ministre e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci,

Ministër i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani,

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi,

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli,

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja,

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha,

Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila,

Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli,

Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq,

Ministër për Zhvillim Rajonal, Rasim Demiri.

Kurti premton investime 1 miliard euroshe në mbrojtje: Do të prodhojmë dronët luftarakë

1 muaj më parë / 11 shk 2026 21:42
albin kurti

Photo: Driton Paçarada

I mandatari për kryeministër Albin Kurti në ekspozenë e tij para deputetëve ka premtuar se në katër vjetët e ardhshme të qeverisjes së tij do të investojnë 1 miliard euro në mbrojtje.

“Në katër vitet e ardhshme do të forcojmë aleancat, do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje, do të rekrutojmë ushtarë të rinj, do të shumëfishopjmë numrin e oficerëve, do ta funksionalizojmë fabrikën e municionit, do ta zhvillojmë industrinë ushtarake të Kosovës dhe do të prodhojmë dronët luftarakë Made in Kosova”, ka premtuar Kurti.

Kurti ka folur edhe për procesin e dialogut duke thënë se normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë do ta ndjekim përmes dialogut konstruktiv e kreativ.

“Normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin tonë verior, Serbinë do ta ndjekim përmes dialogut konstruktiv e kreativ, përmes marrëveshjes sonë bazike të Brukselit dhe ankesit të zbatimit të Ohrit. Por siç kemi vepruar në katër vitet e kaluara, normalizimi është çështje e rregullimit të marrëdhënieve në mes dy shteteve, pra si raport bilateral i jashtëm e jo ndërhyrje apo përzierje në çështje të brendshme. Qeveria do të mbrojë dhe zbatojë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në çdo cep të vendit tonë”, është shprehur Kurti. 

Ai ka thënë se do të vazhdojën të mbështesin Procesin e Berlinit. 

“Do të vazhdojmë të mbështesim fuqishëm Procesin e Berlint dhe tregun e përbashkët rajonal mbi bazën e barazisë dhe të përfaqësimit të barabartë sepse besojmë që fqinjësia e mirë evropiane dhe bashkëpunimi rajonal i kontribuojnë si paqes ashtu edhe sigurisë. Do të punojmë me këdo që shtrin dorën e bashkëpunimit mbi bazën e respektit të ndërsjellët”, ka theksuar Kurti. 

Ai ka premtuar se në mandatin e ardhshëm do të nisin projektin superpuna. 

“E për gjithë progresin e bërë në zvogëlimin e pabarazisë përmes shtesave për lehona. Do të fillojë projekti superpuna për gratë. Që kur punësohet një grua qeveria mbështet në lartësi pagës minimale 500 euro për 6 muaj. Gjyshërit që kujdesen për fëmijët marrin nga 100 euro shtesë muaj mbi pensionin bazë. Jo vetëm ndihmojmë prindërit gjyshërit por edhe familjen e ekonominë”, ka thënë Kurti. 

Kurti fillon ekspozenë duke përmendur Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin

1 muaj më parë / 11 shk 2026 21:26
Albin Kurti

Photo: Driton Paçarada

I mandatuari për kryeministër Albin Kurti, ekspozenë e tij në Kuvend e ka nisur duke thënë se propozimi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar për dënim të ish-krerëve të UÇK-së me nga 45 vjet burgim bie ndesh me të vërtetën dhe mohon kontekstin historik e politik të luftës sonë çlirimtare

Ai ka thënë se seanca për formimin e Qeverisë dhe ajo konstituive e Kuvendit janë mbajtur në orët e vona për shkak të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e Kadri Veselit. 

“Kërkesa e prokurorisë për dënimin prej 45 vite burgim për secilin ku përfshihen edhe pretendimet për krime kundër njerëzimit është orvatje që bie ndesh me të vërtetën dhe mohon kontekstin historik e politik të luftës sonë çlirimtare. Qëndrimi i Qeverisë së Republikës që unë drejtoj mbetet i qartë, në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit ndaj popullatës civile shqiptare, ato i ka kryer regjimi i Jugosllavisë së Serbisë nën Millosheviqin. Kjo është e dokumentuar dhe njohur ndërkombëtarësht. Barazimi mes drejtuesve të UÇK-së dhe një regjimi gjenocidal është i paqëndrueshëm”, ka thënë Kurti.

Nis seanca për formimin e Qeverisë

1 muaj më parë / 11 shk 2026 21:14
albulena haxhiu

Kuvendi i Kosovës është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë.

Kuvendi është konstitutar të mërkurën në një seancë në të cilën Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit.

Gjithashtu janë zgjedhur edhe pese nënkryetarë, përfshitë Slavko Simiqin e Listës Serbe.

Seanca për formimin e Qeverisë, Haxhiu fton ambasadorët

1 muaj më parë / 11 shk 2026 20:38
Kryeparlamentarja Haxhiu

Photo: Driton Paçarada

Seanca për formimin e Qeverisë është thirrur për në orën 20:45.

Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu i ka ftuar në këtë seancë ambasadorët e akredituar në Kosovë. 

“Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kënaqësinë të ftojë ambasadorët në seancën plenare me rastin e zgjedhjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës. Seanca do të mbahet më 11 shkurt 2026, duke filluar nga ora 20:45”, thuhet në ftesën e dërguar nga Haxhiu.

Osmani mandaton Kurtin për formim të Qeverisë

1 muaj më parë / 11 shk 2026 20:14
Osmani zyrtarisht mandaton Kurtin për formim të Qeverisë

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se e ka mandatuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti për kryeministër. 

“Sot, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, kam caktuar kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju priftë e mbara”, ka shkruar Osmani në Facebook. 

Kuvendi i Kosovës sonte pritet të mblidhet në një seancë të re për formimin e Qeverisë.

Kuvendi është konstitutar të mërkurën në një seancë në të cilën Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit.

Gjithashtu janë zgjedhur edhe pese nënkryetarë, përfshitë Slavko Simiqin e Listës Serbe. 

Kurti shkon te Osmani për të marrë mandatin për kryeministër

1 muaj më parë / 11 shk 2026 19:05
Kurti

Photo: Driton Paçarada

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkuar te presidentja Vjosa Osmani për të marrë mandatin për kryeministër.

Ndërkohë paraprakisht edhe Kryesuesja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se i ka dorëzuar presidentes propozimin për caktimin e Kurtit si mandatar për formimin e Qeverisë së re.

May be an image of ticket stub, blueprint and text that says 'VETEVENDOSJE! LEVIZJA PER: Osmani Nga: Arbérie Nagavci VETEVENDOSJE! Kryesuese Keshillit Lënda: Propozim Kosoves Pergjithshem Lèvizjes mandatarit Date: 11.02.2026 formimin Republikes nderuara znj. Presidente Republikes Kosoves perputhje me Kushtetuten Republikes sẽ Kosoves dhe Qeverisë Republikës Kosoves. Lëvizja zgjedhjet parlamentare mbajtura Bazuar 2026, gëllim e formimit subjekt politik dhjetor 2025, propozon per vendimine Komisionit Qendror Zgjedhjeve, Çertifikimin Rezultateve Perfundimtare Kosoves, dates dhjetor ETEVENDOSJE!, fituar Kushtetutes Republikes KO 03/2014, vendeve pika piken shkurt Zgjedhjeve per Kuvendin percaktohet Levizja Kuvendine Republikes nenin paragrafi Aktgjykimit Gjykatës PROPOZON Albin Kurti- Mandatar per formimin Qeverise Republikes Kosoves. Arberie Nagavci ANogiver VETEVENDOSJE!, May be an image of ticket stub, blueprint and text that says 'VETEVENDOSJE! LEVIZJA PER: Osmani Nga: Arbérie Nagavci VETEVENDOSJE! Kryesuese Keshillit Lënda: Propozim Kosoves Pergjithshem Lèvizjes mandatarit Date: 11.02.2026 formimin Republikes nderuara znj. Presidente Republikes Kosoves perputhje me Kushtetuten Republikes sẽ Kosoves dhe Qeverisë Republikës Kosoves. Lëvizja zgjedhjet parlamentare mbajtura Bazuar 2026, gëllim e formimit subjekt politik dhjetor 2025, propozon per vendimine Komisionit Qendror Zgjedhjeve, Çertifikimin Rezultateve Perfundimtare Kosoves, dates dhjetor ETEVENDOSJE!, fituar Kushtetutes Republikes KO 03/2014, vendeve pika piken shkurt Zgjedhjeve per Kuvendin percaktohet Levizja Kuvendine Republikes nenin paragrafi Aktgjykimit Gjykatës PROPOZON Albin Kurti- Mandatar per formimin Qeverise Republikes Kosoves. Arberie Nagavci ANogiver VETEVENDOSJE!,

Tahiri: AAK-ja do të jetë pjesë e seancës për formimin e Qeverisë, votojmë kundër

1 muaj më parë / 11 shk 2026 18:48
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka konfirmuar se deputetët e kësaj partie do të jenë pjesë e seancës për formimin e Qeverisë por do të votojnë kundër.

Tahiri në nje deklarim për media pas përfundimi të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës tha se nuk kemi parë as program e as një listë të kandidatëve të kabinetit qeveritar.

“Do të marrim pjesë në seancën për formimin e Qeverisë por nuk e dijmë deri më tani cili është programi e as cila është lista e kandidatëve për ministra por një e dijmë që siç ka ndodhur në herën e kaluar po ndodhë sërish në një procedurë të shpejtë pa prezantimin e një programi, të dyja janë të panjohura për qytetarun. Do të jemi në seancë e do të votojmë kundër”, ka thënë Berisha.

Deputeti Tahirika komentuar edhe votimin në pako të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosoës. Tahiri theksoi se Simiq u quajt terrorist si i vetëm por u votua si nënkryetar në pako.

“Për AAK-në, kjo pako e nënkryetarëve pa dyshim që e zgjodhi një problem për shkak që një çështje politike që është ditur në zgjedhjet e kaluara si problem politik u kthye në interpretim kushtetues por po ashtu u pa që kjo pako ishte një lloj synim i kamuflimit të votimit për nënkryetar. Slavko Simiq nuk u pranua e u quajt terrorist kur ishte vetëm, por kur hyri në pako u votua”, ka deklaruar Tahiri.