Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi “shfajësohet” për ekspozitën me pasaktësi për masakrat

Masakrat në Kosovë 1998–1999

Foto: Driton Paçarada

Në një sqarim të dytë brenda ditës, Kuvendi i Kosovës është “shfajësuar” për mbështetjen financiare që ia bëri ekspozitës për “Masakrat në Kosovë 1998-1999” që në shesh të Prishtinës shfaqën të dhëna të pasakta.

Në faqen në Facebook, Kuvendi ka thënë se mbështet iniciativa që trajtojnë çështje me interes publik dhe se këtë e bën pa ndërhyrë në përmbajtjen e projekteve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në lidhje me reagimet e fundit për ekspozitën, theksojmë se Kuvendi, në përputhje me mandatin e tij dhe praktikat e zakonshme institucionale, mbështet iniciativa që trajtojnë çështje me interes publik, përfshirë kujtesën kolektive, dokumentimin e luftës dhe nderimin e viktimave. Duke respektuar parimet themelore të lirisë artistike, të drejtës autoriale dhe krijuese, kjo mbështetje jepet pa ndërhyrë në përmbajtjen e projekteve të tilla. Përmbajtja dhe qëndrimet e paraqitura në kuadër të ekspozitës mbeten përgjegjësi e autorëve dhe organizatorëve të saj”, thuhet në reagim.

Megjithatë, Kuvendi ka thënë se kjo mbështetje nuk mund të cilësohet si miratim apo redaktim i narratives së paraqitur.

“Kjo është një praktikë standarde në mbështetjen e projekteve kulturore dhe nuk mund të keqinterpretohet si miratim apo redaktim i narrativës së paraqitur. Në të njëjtën kohë, mbrojtja e dinjitetit të viktimave dhe kujtesës kolektive mbetet obligim i përbashkët institucional dhe shoqëror, i cili kërkon trajtim të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm”, thuhet në sqarimin e Kuvendit që ka përsëritur se do t’i adresojë shqetësimet e ngritura tek organizatorët e ekspozitës.

Të premten, ekspozita e organizuar nga “Admovere” dhe “Integra”, e bazuar në librin e Shkëlzen Gashit për “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, ka nxitur reagime për pasaktësi, sidomos për klasifikimin si të armatosur për një pjesë të të vrarëve nëpër masakra. Kjo ka ndodhur në shumicën e tabelave që paraqesin të dhëna për masakrat. Organizatorët thonë se janë mbështetur në burime ndërkombëtare, ndërsa Kuvendi që ka mbështetur financiarisht ekspozitën ka thënë se nuk e verifikon, por ka kërkuar korrigjim të gabimeve. E Komuna e Prishtinës në mbrëmje njoftoi për pezullim të lejes për ekspozitën.

Ekspozita është e bazuar në librin e Shkelzen Gashit, “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, libër i cili është promovuar në disa vende të botës. Në parathënien e librit, autori Gashi ka shkruar se për të përpiluar tekstet ka marrë për bazë raportet e organizatave prestigjioze për të drejtat e njeriut, si Amnesty International (AI), Humanitarian Law Center (HLC), Human Rights Watch (HRW), International Crisis Group (ICH), Orgnization for Security and Cooperation in Europe (OSCE), e më rrallë edhe ndonjë tjetër.

Lexo përditësimet tjera
Ekspozitë me pasaktësi për masakra - Kuvendi e financoi pa e verifikuar

Ekspozitë me pasaktësi për masakra - Kuvendi e financoi pa e verifikuar

Një ekspozitë në mes të sheshit qendror të Prishtinës, e financuar nga Kuvendi i Kosovës, përmban...