Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK-ja akuzon Ahmetin se po bën investime te “Qafa” për t’ia marrë parkingun - kryetari i quan absurde akuzat

Këto automjete së shpejti nuk do të shihen më në lagjen “Qafa”.

Ato planifikohet të largohen nga aty dhe në këto hapësira synohet që t’u ipet pamje më e mirë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Komuna ka nisur procesin e prokurimit për investime në këtë lagje, e cila planifikon që rreth ndërtesave të ketë më shumë gjelbërim, fusha sportive e hapësira për rekreacion, raporton “038” i KTV-së.

Pjesë e planit të komunës është që të merret hapësira që LDK-ja e shfrytëzon si parking për nevoja të saj.

Zyrtarë të LDK-së akuzojnë kryetarin Shpend Ahmeti se nuk ka qëllim që të rregullojë këtë hapësirë, por vetëm që ta lë partinë e tyre pa parking.

Ahmeti e ka pranuar se partisë së Isa Mustafës do t’i merret parkingu, por akuzat i ka quajtur absurde.

Ahmeti ka theksuar se banorët do të kenë mjaftueshëm hapësira parkingu pas përfundimit të projektit.

Këtë investim, Ahmeti e ka vlerësuar si një prej projekteve më të mëdha kapitale sivjet.