Pak udhëtarë po e shfrytëzojnë linjën e autobusit Prishtinë-aeroport dhe anasjelltas, një javë pasi ajo u lëshua në qarkullim për herë të parë.
Mesatarja për një relacion është vetëm tre udhëtarë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë shtunën, autobusi i orës 11, ka bërë rrugën nga Stacioni i Autobusëve deri në aeroport, pa asnjë udhëtar.
Ndërsa, nga aeroporti kanë udhëtuar disa persona.
“Nisjet e mëngjesit nga ora 03:00 pothuajse janë nisje pa udhëtarë por që gjatë ditës fillojnë me shumë ta përdorin autobusin e Linjës së Aeroportit. Mesatarja e llogaritur për një relacion (një shkuarje, ose një ardhje) deri më tani është vetëm 3 udhëtarë”, ka thënë kryeshefi i “Trafikut Urban”, Lulzim Rexhepaj.
Sipas statistikave të kësaj ndërmarrjeje, në dhjetë ditët e para janë shitur 1 mijë e 400 bileta.
75 për qind e biletave kanë qenë një euroshe për punëtorët e aeroportit, ndërsa vetëm 25 për qind me çmim 3 euro për udhëtarët e zakonshëm.
Një pjesë e madhe e mërgimtarëve që vijnë në vendlindje priten nga familjarët dhe nuk përdorin taksinë apo autobusin. Megjithatë, mirëpresin linjën e transportit publik.
Ndërmarrja ka shtuar vendndalesat e autobusit.
Tani e tutje, autobusi do të marrë udhëtarë edhe te rrethrrotullimi në Fushë-Kosovë dhe ai në Sllatinë.
Ndërsa, gjatë kthimit nga aeroporti, ai do të shpërndajë udhëtarët deri në qendër të kryeqytetit.