Arbëri

Lirohen dy nga shqiptarët e arrestuar në Serbi

serbi

Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë liruar nga mbajtja në Serbi. 

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress nipi i familjes, Ervin Hoxha i cili ka thënë se ata janë shëndoshë e mirë dhe kanë arritur në Gjermani te familjarët.

“Po, janë liruar dhe sapo kanë mbërritur në Gjermani pranë familjeve”, ka thënë Hoxha.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë nuk ka dhënë detaje lidhur me këtë rast.

Një javë më parë ata ishin arrestuar në kufirin Serbi – Hungari, me pretendimin e autoriteteve serbe që XH.E. dhe B.E. kishin rrëmbyer një serb më 1999.