Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lushtaku pas intervistimit: Krejt kjo është politike, Albin Kurti po do të viktimizohet

Sami Lushtaku

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka përfunduar intervistimin në stacionin policor të Skenderajt lidhur me rrahjen fizike të zëvendësministrit të Financave, Hysni Mehani, gjatë ditës së djeshme në një kafene të qytetit. Intervistimi zgjati më pak se një orë. Nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë kanë konfirmuar se rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Pas intervistimit, ku u prit nga qytetarët të shumtë jashtë stacionit policor,  Lushtaku ka thënë se krejt kjo që ka ndodhur këto dy ditë është politike dhe se kryeministri në detyrë Albin Kurti po do të viktimizohet në prag të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Krejt kjo që ka ndodh është politike. Albin Kurti do që përmes aksioneve të tilla të viktimizohet. Në kushte normale nuk do të isha intervistuar”, ka thënë ai.

Lushtaku tutje ka thënë se nuk e di se në çfarë cilësie është intervistuar dhe se pret “të lirohen prej kësaj që ka shpif Hysni Mehani”.

Tutje, ai pati kritika se pse u soll dje Njësia Speciale në Skenderaj.

“Është tepër e rëndë për qytetarët e Skenderajt, nuk e meritojnë as komunat e tjera që njësitë speciale me armë të gjata ta provokojnë qytetarin e këtij vendi që kanë dhënë shumë për Kosovën. Besoj që nuk duhet me shku kerku pa arsye e pa nevojë. Ata janë policë të Kosovës që i respektojmë shumë”, shtoi Lushtaku.

Deklarata e Lushtakut (VIDEO):

Lexo përditësimet tjera
qytetaret para stacionit te policise ne Skenderaj

Përfundon intervistmi i Lushtakut

Tekst i përditësuar  - Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka përfunduar intervistimin në stacionin policor...