Arbëri

LVV-ja për kërkesën për 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK-së: Po tentohet të gjykohet akti i çlirimit

Vetevendosje logo

Lëvizja Vetëvendosej ka vlerësuar se kërkesa e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për dënim me nga 45 vjet burgim për secilin nga ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, është politikë që synon ta përmbysë rendin e së vërtetës dhe jo akt për kërkim drejtësie.

“Jugosllavia e Serbisë së Millosheviqit ka kryer gjenocid në Kosovë. Kjo është e vërteta. UÇK ka luftuar kundër planeve dhe veprimeve gjenocidale duke mbrojtur popullin me gjithë forcën në dispozicion”, thuhet në një reagim të LVV-së. 

Në reagim thuhet se kërkesa e Prokurorisë Speciale për dënime prej 45 vjetësh për secilin nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk është një kërkesë neutrale drejtësie, por një ndërhyrje politike në regjistrin e kujtesës dhe të historisë. 

“Këtu nuk po gjykohen individë të shkëputur nga konteksti, por po tentohet të gjykohet vetë akti i çlirimit. Ky është një proces që e zhvendos vëmendjen nga agresori te viktima dhe e paraqet rezistencën ndaj okupimit si krim, ndërsa okupimin si sfond të heshtur”, thuhet në reagim.

Kryeprorkurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kimberly West, ka kërkuar nga 45 vjet dënim për katër të akuzuarit e rastit më të madh të Dhomave të Specializuara. West i kërkoi Speciales po ashtu që ta marrë parasysh peshën e veprimeve të secilit të akuzuar. 

Reagimi i plotë:

Lexo përditësimet tjera
Albulena Haxhiu

ZPS-ja kërkoi dënim me nga 45 vjet për ish-krerët e UÇK-së, Haxhiu: Padrejtësi e fyerje ndaj viktimave të luftës

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se kërkesa e Prokurorisë për dënim me burg prej...