Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbahen homazhe te pllaka përkujtimore në nderim të Arben Xheladinit dhe Mon Balaj

Mbahen homazhe te pllaka përkujtimore në nderim të Arben Xheladinit dhe Mon Balaj

Foto: Driton Paçarada

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me bashkëpunëtorë, familjarë e miq kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt.

Arben Xheladini dhe Mon Balaj u vranë më 10 shkurt 2007 nga policia ndërkombëtare e UNMIK-ut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në shënimin e 18 vjetorit të protestës se 10 shkurtit 2007, Vetëvendosje sot ka organizuar disa aktivitete. Janë bërë homazhe te varri i Arben Xheladinit, si dhe homazhe edhe te varri i Mon Balaj.

Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, u vranë derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit.

Ata u vranë me plumba gome nga policë rumunë që vepronin në kuadër të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), më 10 shkurt 2007 në protestën e Lëvizjes Vetëvendosje. 

Që prej atëherë, askush nga autoritetet ndërkombëtare nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e tyre dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve, e as përgjegjësinë për zbardhjen e këtij veprimi me pasoja tragjike.