Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka njoftuar se vetëm tri ditë para përfundimit të afatit ligjor për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve publikë ende nuk e kanë përmbushur këtë obligim.
Përmes një komunikate për media, APK-ja ka bërë të ditur se sipas të dhënave të përditësuara më 29 mars, 7.482 zyrtarë publikë (72.32%) kanë përfunduar deklarimin, 1.394 (13.48%) janë në proces dhe 1.469 (14.20%) nuk e kanë filluar fare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAPK-ja thotë se nga gjithsej 10.345 zyrtarë të obliguar, mbi 1.400 ende mbeten jashtë procesit, duke rrezikuar drejtpërdrejt shkeljen e afatit ligjor. Tutje shton se tri ditët në vijim janë vendimtare dhe çdo mosveprim brenda këtij afati aktivizon automatikisht mekanizmat ndëshkues të paraparë me ligj.
“Deklarimi i pasurisë nuk është opsional - është obligim ligjor. Mosrespektimi i afatit ligjor rezulton me shqiptimin automatik të gjobës mandatore në vlerë prej 30% të pagës së subjektit deklarues. Çdo vonesë mbi 15 ditë përbën bazë për inicimin e hetimeve penale. Në këtë fazë, çdo neglizhencë është e pajustifikueshme. Ftojmë të gjithë zyrtarët që të përfundojnë deklarimin menjëherë. Koha po përfundon - veproni tani”, theksoi Yll Buleshkaj, Drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.
Agjencia rikujton se mosdeklarimi, vonesa apo deklarimi i pasaktë, përveç mostransparencës dhe llogaridhënjes ndaj publikut, përbëjnë edhe shkelje të drejtpërdrejta të obligimeve ligjore dhe trajtohen sipas legjislacionit në fuqi, duke përfshirë masa administrative dhe procedura penale.