Mbi 1.567 ankesa të konsumatorëve janë trajtuar në gjashtëmujorin e parë nga Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit në Kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarërsisë, Tregtisë dhe Inovacionit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNumri më i madh i ankesave ka të bëjë me problemet që lidhen me keqllogaritjet e orës në njehsorët elektrikë, garancionin dhe kthimin e mallit, mospërputhjen e çmimeve raft-arkë nëpër markete, me blerjet online dhe mosdorëzimin e produkteve sipas përshkrimit të ofruar.
“Volumi i lartë i ankesave nga konsumatorët, tregon se në një numër të konsiderueshëm rastesh operatorët ekonomikë nuk po i respektojnë në mënyrë të plotë dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe të drejtat e garantuara të qytetarëve si konsumatorë. Për këtë arsye, MINTI, e konsideron të domosdoshme rritjen e mbikëqyrjes së tregut dhe ndërmarrjen e masave shtesë për ngritjen e nivelit të respektimit të të drejtave të konsumatorëve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
MINTI të mërkurën ka njoftuar se ka gjobitur edhe me 25 mijë euro KEDS-in për shkak se janë hasur edhe pesë njehsorë të rrymës, me afat të skaduar të verifikimit. Pas ankesave të paraqitura nga konsumatorët për mospërputhje të orës te njehsorët elektrikë, më 31 mars të këtij viti është themeluar një komision nga MINT-i, ndërsa më 1 prill ka nisur verifikimi i njehsorëve. Gjoba e parë ndaj KEDS-it është shqiptuar më 14 prill në vlerë prej 6 mijë eurosh, ndërsa shuma totale nga gjithsej gjashtë gjoba të shqiptuara deri më tash qe 311 mijë euro, pa 25 mijë eurot për të cilat është njoftuar të mërkurën.
Zyra e Rregullatorit për Energji pati paralajmëruar se konsumatorët që vërtetohet se janë dëmtuar nga devijimi i orës “do të kompensohen plotësisht”. ZRRE-ja pati njoftuar se për të përfituar kompensim, qytetarët duhet fillimisht të paraqesin ankesë në MINT, pastaj te KEDS-i e në rast se nuk pajtohen me përgjigjen e tyre, atëherë ankesën mund ta bëjnë edhe te ZRRE-ja.
Në fillim të qershorit, KESCO nuk pati treguar se kur do të nisë procesi i kompensimit.