Arbëri

Me pak ndryshime Obiliqi e miraton taksën administrative për leje ndërtimore

Kuvendarët e Obiliqit e kanë miratuar taksën administrative për leje ndërtimore, të rrënimit dhe tarifat për rregullimin e infrastrukturës për vitin 2023.

Në shumicën e këtyre taksave ka një rritje, pos asaj për rrënim që ka ulje të çmimit për metër katror.

Sipas shkresës së Drejtorisë për Planifikim Urban, Pronë dhe Kadastër, taksa për kategorinë e parë për metër katror do të jetë 2 euro (ka qenë 1.95 euro), taksa për kategorinë e dytë për metër katror 3.30 euro (ishte 2.30 euro), taksa për rritjen e densitetit të infrastrukturës për metër katror do të jetë 1.51 euro (ka qenë 1.50 euro) dhe taksa për leje-rrënim për metër katror 1.10 euro (ka qenë 1.23 euro).

“Llogaria është kryer në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr.02/18 dt.29.05.2018, në përputhje me ligjin nr.:04/L-110 neni 22 paragrafi 2 dhe Ligji mbi Financat e Pushtetit Lokal nr.:05/L-108 neni 13 dhe 14, për shqyrtimin e versionit të propozuar të tabelës së shpenzimeve në komunën e Obiliqit për ndërtimet e kategorisë së I-rë dhe të II-të të objekteve si dhe taksa për leje rrënimi për objektet e kategorisë së I-rë dhe të 11-të”, thuhet në shkresën e kësaj drejtorie.

Tutje thuhet se sipas udhëzimit Udhëzimit Administrativ Nr.02/18 dt.29.05.2018, ka mundësi që tarifën për rritjen e densitet të infrastrukturës për kategorinë e I-rë të mos aplikohet gjatë këtij viti. Lirimi nga pagesat do të bazohen sipas UA nr.02/2018, përkatësisht nenit 18.

“Kërkojmë nga Kuvendi Komunal që për të gjitha objektet qe financohen nga Institucionet shtetërore të lirohen nga taksa për leje ndërtimore. Për objektet që nuk maten me metër, llogaritja e taksës administrative për Leje Ndërtimore për këto objekte sipas shtojcës 4 dhe Vendimit M-01 nr:848/13 nr:12 dt: 15.03.2013 të MMPHI: a) Për projektet me vlerë investive < 2 milion euro është: 0.005 X 23006, ku X është vlera e projektit; dhe b) Për projektet me vlerë investive >2 milion euro është: 0.0008 X+20000€ ku X është vlera e projektit”.

Këto taksa janë miratuar me shumicë votash.