Arbëri

Ministri i Jashtëm gjerman do ta vizitojë Kosovën javën e ardhshme

Johann Wadephul,

Foto: Associated Press

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johan Wadephul, do ta vizitojë Kosovën dhe të gjitha shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor javën e ardhshme.

Siç ka njoftuar Ambasada Gjermane në Kosovë, Wadephul do ta nisë vizitën në Bosnje-Hercegovinë të dielën dhe do të vazhdojë në Mal të Zi, Shqipëri, Serbi e Kosovë të martën (18 nëntor) para se të shkojë në Maqedoni të Veriut të mërkurën.

Sipas njoftimit, Wadephul në Kosovë do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti si dhe me ushtarët gjermanë të KFOR-it.

“Kjo vizitë është pjesë e përkrahjes gjermane për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, për çka mbesim të përkushtuar”, thuhet në njoftim.