Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Besfort Lamallari, ka reaguar pas debatit të nxitur nga pjesëmarrja e disa shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në protestat kundër qeverisë në Tiranë.
Përmes një postimi në Facebook, Lamallari theksoi se Kosova është shtet i pavarur, ndërsa shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përbëjnë një faktor shtetformues në vendin e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi kundërshtoi përshkrimin e pjesëmarrësve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut si “diasporë”, duke theksuar se termat mërgatë dhe diasporë lidhen me shqiptarët që jetojnë në vende të huaja dhe jo me qytetarët që vijnë nga Prishtina apo Tetova drejt Tiranës.
“Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut një faktor shtetformues”, shkroi Lamallari.
Ministri shqiptar iu referua edhe përdorimit të flamurit të UÇK-së gjatë protestave, duke kujtuar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës në Beograd.
“Flamurin e UÇK-së kur ta valëvisni para Kryeministrisë, kujtoni se ishte Kryeministri i Republikës së Shqipërisë ai që kërkoi për herë të parë njohjen e pavarësisë së Kosovës në mes të Beogradit”, u shpreh ai.
Lamallari shtoi se valëvitja e flamurit kombëtar është e mirëpritur, por theksoi se “trimat e vërtetë luftuan pushtuesin e huaj dhe jo vëllai-vëllain”.
Në reagimin e tij, ai tha se qytetarët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë gjithmonë të mirëpritur në Shqipëri, por kritikoi narrativën që, sipas tij, i paraqet ata si emigrantë që kthehen për të “shpëtuar vendin”.
Në fund të postimit, Lamallari vuri në pah bashkëpunimin institucional ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e sigurisë, duke theksuar se së bashku me kolegët e tij në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës kanë kontribuar ndër vite për më shumë rend, siguri dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.